Meloni i quan tarifat e Trumpit ndaj vendeve evropiane “një gabim”

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se “vendosja e sanksioneve të reja nga presidenti amerikan do të ishte një gabim”.

Ajo ka bërë të ditur se ka folur me Trumpin pasi ai ka bërë kërcënimin e tij me tarifa për shkak të Grenlandës dhe se “i kishte thënë atij çfarë mendonte”.

Kryeministrja italiane ka folur edhe për vendosjen e shteteve evropiane në Grenlandë së fundmi duke deklaruar kjo nuk ishte menduar si një iniciativë kundër SHBA-së.

Ka pasur “një problem mirëkuptimi dhe komunikimi” në këtë pikë, është shprehur ajo.

Duke folur me gazetarët, kryeministrja italiane ka thënë gjithashtu se ka folur me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe do të flasë me udhëheqës të tjerë evropianë rreth situatës.