Melisa mban koncertin e parë, pak njerëz shkojnë për ta parë

Melisa Lleshi është ish konkurrentja e edicionit të dytë të “Për’puthen”.

Ajo pas largimit nga programi i dashurisë, ka nisur edhe një rrugëtim të ri, shkruan lajmi.net.

Tashmë atë e njohim edhe si këngëtare.

Së fundi ajo ka mbajtur koncertin e saj të parë në Itali.

Por dëshpëruese është atmosfera e ndodhur atje e cila duket se nuk ishte edhe aq e “zjarrtë”.

Në pamjet e publikuara nga vetë ajo në rrjetin social “Instagram”, shihet se kishte pak pjesëmarrës që shkuan në koncertin e saj.

Në fillim të karrierës muzikore, Melisa ishte premtuese, por si duket fansat nuk janë të entuziazmuar sa ishin në fillim.

Kjo vërehet nga klikimet e pakta në kanalin zyrtar të saj në ‘YouTube’, ku në projektin e fundit “Sma ndjen”, për 3 muaj ka rreth 350 mijë klikime./Lajmi.net/