Melisa e “Përputhen” dikur ishte pjesë e këtij emisioni

Konkurrentët e “Përputhen” janë kthyer ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale. Së fundmi programit i është bashkuar edhe një vajzë e re, Melisa, e cila zgjodhi Mevlanin për takimin e saj të parë.

Por nuk është hera e parë që Melisa përballet me kamerat, pasi ajo dikur ka qenë për pak kohë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”.

22-vjeçarja ka konkurruar gjithashtu në “Miss Universe Albania”.

Melisa studion për mjekësi, është balerinë dhe tani është në kërkim të dashurisë në “Përputhen”.