Melinda e ndez rrjetin me foto të nxehta

Melinda Ademi, e cila pak kohë më parë konfirmoi fejesën e saj, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të spekulimeve rreth jetës private.

Megjithatë, duket se zërat për një shtatzëni nuk janë konfirmuar, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja është e fokusuar në projektet e saj muzikore dhe po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale. Krahas muzikës, ajo po publikon edhe fotografi të reja që marrin vëmendje të madhe.

Në postimet e fundit në Instagram, Melinda shfaqet me paraqitje mjaft provokuese, duke ruajtur stilin e saj karakteristik dhe imazhin që e ka ndërtuar ndër vite në skenën muzikore.