Melinda Ademi ka lënë Amerikën për Kosovën: E kam gjetur veten më shumë në muzikë shqiptare

Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, ka qenë e ftuara e parë në emisionin e ri të Meriton Mjekiqit.

Ajo ka folur për jetën dhe karrierën profesionale si dhe për sakrificat që ka bërë për të arritur deri këtu.

Artistja e famshme tregoi se e ka lënë Amerikën për Kosovën, pasi e ka gjetur veten më shumë në muzikë shqipe.

Foto: Screenshot/YouTube

“E kam lënë Amerikën, kam ardhur në Kosovë. E kam gjetur veten më shumë me muzikë shqiptare. Kam qenë duke bërë muzikë original, kam nxjerr këngë të shumta të forta shqiptare edhe kam ardhur në Kosovë”, u shpreh ajo.

“Me të tregu të drejtën, jam hyrë në treg pa qenë në dijeni për asgjë. Kam hyrë spontanisht. Ka qenë një periudhë në jetë që kam dashur njëmend të bëj muzikë. Nuk kam qenë në dijeni për asgjë, veç kam dashur të vazhdoj përpara. Nuk kam menduar e as paramenduar se mund të kem probleme për ndonjë gjë. Dashurinë që e kam për muzikën, aq thellë. Nuk e di, e kam një dashuri të madhe, ndoshta nuk po e përshkruaj mirë po prej fëmijërisë e kam dashur shumë”, vazhdoi tutje 27-vjeçarja.

Foto: Screenshot/YouTube

Melinda përndryshe deri më tani ka sjell hite të shumta dhe është njëra nga këngëtaret më të kërkuara në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/