Melburn, mbyllen bizneset jothelbësore për shkak të Covid-19

Të gjitha bizneset jothelbësore do të duhet të mbyllen duke filluar nga e enjtja në Melburn për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit në qytetin e dytë më të madh të Australisë, njoftuan autoritetet lokale.

Kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews, ku Melburni është kryeqytet, theksoi se pjesa më e madhe e bizneseve do të mbyllen duke nisur nga e mërkura në mesnatë.

Disa sektorë si prodhimi i mishit do të duhet të reduktojnë operacionet e tyre duke nisur nga e premtja.

Supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e alkoolit bëjnë pjesë në bizneset që do të përfitojnë një përjashtim.

Administrata do të mbyllet gjithashtu.

Autoritetet theksojnë se këto masa do të shmangin vajtjen në punë të një milion personave.

“Është pak e vështirë mbyllja e vendeve të punës (…) por është ajo që duhet bërë për të ndaluar përhapjen e këtij virusi infektiv të egër, këtij virusi vdekjeprurës”, theksoi Andrews në një konferencë për shtyp.