Mehaj paralajmëron misione të përbashkëta ushtarake me Holandën

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se gjeneralin Eichelsheim janë dakorduar për shqyrtimin e mundësisë së bashkë-zbarkimit të trupave të FSK-së në misione ndërkombëtare.

“Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm. Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, tha Mehaj.

Ai thotë se gjenerali Eichelsheim i premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë mes forcave të dyja vendeve.

“Gjenerali Eichelsheim gjithashtu më premtoi mbështetjen e tij për të shtuar ndërveprueshmërinë ndërmjet forcave të dy vendeve, duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, tha Mehaj.