Mehaj fton shqiptarët t’i kundërvihen Serbisë me fushatë lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje të gjithë figurave publike shqiptare me ndikim nëpër botë, që të lobojnë për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Kjo thirrje e Mehajt, vie duke qenë se Serbia ka nisur një fushatë të ashpër kundër këtij rrugëtimit të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Tashmë dita ditës Kosova po afrohet edhe me shumë drejte anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Duke pasur parasysh që Serbia ka nisur një fushatë kundër pranimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, për të ju kundërvu kësaj fushate të shtetit serb, ftoj gjithë shqiptarët e suksesshme në botë që të vihemi në përkrahje të Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.
Këngëtaret, artistët, futbollistet, biznesmenët, filantropet e shumtë, e shumë e shumë politikan shqiptar që janë pjesë e institucioneve neper vende te ndryshme te Evropës, i ftoj që të bashkohen në fushatën tonë lobuese për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i madh drejte anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian si dhe në aleancën me të fortë ushtarake të vendeve demokratike në botë, pra në aleancën e NATO-së.
Anëtarët e Këshillit të Evropës, duhet të dine se është Serbia ajo që po i shkel gjithnjë dhe në vazhdimësi marrëveshjet në raport me Kosovë, dhe shkelje me e re e këtyre marrëveshjeve është fushata që shteti serb e ka ndërmarr kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fund të fundit, qytetaret e Kosovës e meritojnë që shteti i jonë të jetë pjese e këtij mekanizmi evropian.
Të gjithë bashkë të vihemi në përkrahje të Kosovës sonë, të cilën e kemi amanet nga heronjtë që sakrifikuan gjithëçka patën për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e shteti tonë”.