Mehaj: Do të jemi bashkë me NATO-n gati për t’u përballur me çdo kërcënim ndaj sigurisë globale

Ushtarët e FSK-së janë duke vazhduar përgatitjet për të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të NATO-s dhe partnerëve të saj “Vigorous Warrior 2022″.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili tha se janë të gatshëm që bashkë me NATO-n të përballen me kërcënimet e sigurisë rajonale ose edhe ato globale.

“Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale. #StrongerTogether”, ka shkruar ai në Facebook.