Mediat spanjolle po aludojnë edhe në një largim nga Barcelona.
Lionel Messi është larguar nga Barcelona pasi palët nuk arritën deri tek marrëveshja për vazhdimin e kontratës.
Mirëpo, sipas mediave spanjolle edhe Kun Aguero dëshiron largimin nga “Camp Nou”. Kjo po ndodh pasi “El Kun” po ndihet i tradhtuar nga “Barça” pasi ata i premtuan atij se Messi do të qëndronte dhe ai do të luante bashkë me të dhe kjo ishte njëra ndër arsyet kryesore që u transferua.
Mirëpo, sipas “El Chiringuito”, Aguero do të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk do të largohet, ai dëshiron “ta tërheq karrocën” dhe të jetë lider i skuadrës pas largimit të Messit, transmeton lajmi.net.
Argjentinasi u transferua nga Manchester City me parametër zero gjatë verës në “Camp Nou”.



