Meghan Markle në një intervistë të bërë një dit pasi ajo dhe burri i saj Harry njoftuan mediat angleze se nuk do japin më intervista për ta, thotë se ka filluar të i kuptojë elefantët, shkruan DailyMail.
Në intervistë, Meghan tha se ishte mirënjohëse që ishte përfshirë në filmin dokumentar të Disney ‘Elephant’, dhe shpreson se do t’u mësojë njerëzve se sa të ngjashëm janë me elefantët dhe sa jemi ‘të lidhur’ mes vete.
Filmi është pasioni i saj, dhe ky projekt shënon rikthimin e Meghan në shoubiz pas braktisjes së familjes mbretërore.
Të hënë është publikuar intervista e Meghan me ABC, ku rrëfen eksperiencën e saj në këtë dokumentar teksa rrëfimet shoqërohen me pamje nga projekti.