Getinjo dhe Fero ishin miq të mirë sa ishin pjesë e labelit ‘On Records’ por pas largimit të Getinjos fillimisht dhe pastaj të Feros dyshja u distancuan nga njëri-tjetri.
Pas asaj kohe në media qarkullonin pastaj lajme të ndryshme lidhur me ta ku disa thonin se dyshja janë në një ‘armiqësi’, por një gjë e tillë nuk qëndron.
Sot Getinjo hyri ‘live’ në Instagram ku dhe u pyet nga një fans për raportet që gëzon me Feron.
Ai e tha se nuk janë parë qe një kohë të gjatë por kjo nuk ka krijuar armiqësi mes tyre, dhe shton se marrëdhëniet i kanë mjaft të mira.