Meghan Markle dhe Princ Harry surprizojnë strehën e grave në Texas, e dëmtuar nga stuhia e dimrit

Duka dhe dukesha i Sussex-it mbështetën strehën e Dallasit përmes fondacionit të tyre jofitimprurës “Archewell”.

Të dielën, Strehimi dhe Ndihma e Grave Genesis në Dallas, e cila pësoi dëme në rënda gjatë stuhisë falënderoi Dukën dhe Dukeshën e Sussex. “Sot lajmi i dëmeve tona arriti te Princi Harry dhe Meghan“.

Streha synon t’u japë grave dhe fëmijëve në situata abuzive një rrugë drejt një jete të pavarur dhe të sigurt. “Përmes organizatës jofitimprurëse, ata po na mbështesin duke zëvendësuar çatinë në objektin tonë të strehimit kalimtar dhe duke na ndihmuar të plotësojmë nevojat tona emergjente“, shkroi oorganizata në Twitter.

Donacioni i Sussexes përmes fondacionit të tyre jofitimprurës do të ndihmojë në zëvendësimin e një çatie të dëmtuar dhe në riparimet në Annie’s House, struktura e përkohshme e strehimit, shkruan People.

Top Channel