Medvedev: Nisim sulm bërthamor nëse Perëndimi i siguron Ukrainës armë shkatërruese

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar për sulm bërthamor nësë Perendimi i siguron Ukrainës armë bërthamore.

“Në rast se Perëndimi i siguron Ukrainës armë bërthamore, ne do të duhet të bëjmë një sulm parandalues. Sa më shkatërruese të jenë armët e furnizuara në Kiev, aq më shumë ka të ngjarë një skenar apokalipsi bërthamor,” shtoi Medvedev në komentet e bëra për gazetarët gjatë një udhëtimi në Vietnam sipas CNN.

NATO ka dënuar retorikën bërthamore të presidentit rus Vladimyr Putin dhe ka paralajmëruar për “pasoja të rënda për Rusinë” nëse do të përdorej ndonjë armë e tillë.

SHBA dhe aleatët e saj nuk kanë deklaruar se do të sigurojnë armë bërthamore për Ukrainën për të mposhtur forcat ruse.

Nga ana tjetër, Presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur optimist se furnizimi i planifikuar i avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë është një nga sinjalet më të forta nga bota që Rusia vetëm do të humbasë.