Mediumet greke për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale: Fitore bindëse e VMRO-DPMNE

Partia djathtiste në pushtet e kryeminsitrit hristian Mickoski, realizoi fitore bindëse në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në Maqedoni të Veriut, shkruan agjencia greke elajmeve ANA-MPA në fillim të tekstit për rrethin e djeshëm të aprë të zgjedhjeve lokale tek ne, tekst që është ndërmarrë nga një pjesë e madhe e edicioneve onlajn të mediumeve greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Maqedoni e Veriut: Fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë të zgjehdjeve lokale”; “Maqedoni e Veriut: Humbje e re e rëndë e partisë së Zaevit në zgjedhjet lokale – Fitore bindëse për VMRO-DPMNE-në”; “Fitore bindëse e VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale”; “Maqedoni e Veriut: Fitore e gjerë e partisë së Mickoskit në rrethin e parë të zgjedhjeve lokjale”, janë disa nga titujt në mediumet greke.

Në tekste janë transmetuar të dhënat e Komisionit shtetëror zgjedhor, me komentin se “VMRO-DPMNE në rrethin e parë fitoi në shumicën e komunave në vnd”, ndërkaq është transmetuar edhe qëndrimi i liderit të partisë Mickoski gjatë konferencës së djeshme për shtyp se bëhet fjalë për triumf me fitore në mbi 30 komuna.

“Ky është triumf i popullit, i popullit të besueshëm. Sonte Maqedonia nuk zgjedhë parti, por drejtim, zgjedhë vlera, zgjedhë njerëz të cilët besojnë në punë, dhe jo në fjalë”, ANA-MPA e transmeton porosinë e liderit të VMRO-DPMNE-së.

Agjencia shtetërore flet edhe për rezultatet e dobëta dhe humbjen e LSDM-së, ndërsa si shembull e përmendë Strumicën, ku përkujton se ish-kryeministri Zoran zaev ishte 11 vite kryetar komune.

“Partia opozitare socialdemorkate (LSDM), e kryesuar nga Venko Filipçe, pësoi edhe një humbje të thellë, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 dhe humbjes së pushtetit në vend. Indikative për dobësimin e LSDM-së është humbja e vatrës së saj tradicionale, Strumica – vendlindja e ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe komunë në të cilën ai për 11 vite ishte kryetar i saj (2005 – 2016). kandidati i VMRO-DPMNE-së atje fitoi bindshëm dhe u zgjidh në rrethin e parë”, shkruan ANA-MPA.

Për bllokun shqiptar, agjencia greke e lajmeve komenton se VLEN është në ngritje, ndërsa BDI pësoi humbje dhe hollësisht i analizoi rezultatet në rreth 15 nga 81 komunat me shumicë shqiptare.

ANA-MPA shkruan edhe se në Qytetin e Shkupit asnjë nga gjithsej 16 kandidatë për kryetar nuk është zgjedhur në rrethin e parë, por “kandidati i VMRO-DPMNE-së Orce Gjeorgjievski epërson me dallim të madh dhe konsiderohet pothuajse sigurisht do të zgjedhet kryetar i ri i kryeqytetit në rrethin e dytë”.