Mediat zvicerane raportuan për një lidhje, Edon Zhegrova uron Loredanën për ditëlindje me foto të papublikuara më parë

Loredana ishte personazhi më i komentuar i kësaj verës.

Përtej muzikës, reperja u komentua shumë për jetën e saj private, shkruan lajmi.net.

Pas duetit me Noizyn, u ngritën dyshime për një lidhje të mundshme me reperin shqiptar.

Ata u shfaqën shumë herë bashkë, si dhe krisja e miqësisë së Noizyt me Mozzikun, ishin detajet që ngritën dyshimet.

Së fundi, Loredana festoi ditëlindjen e saj të 27-të.

Në mesin e shumë urimeve, një urim i veçantë i futbollistit të kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, i ka ikur syrit të publikut.

Muaj më parë, reperja dhe futbollisti, u komentuan edhe nga mediat zvicerane për një lidhje mes dyshes.

Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre.

E për të shtuar më shumë dyshimet se mes tyre ka një histori do të duhej pikërisht ditëlindja 27-të e Loredanës.

Edon Zhegrova, ka publikuar në “Instagram” disa foto të papublikuara më parë të tyre.

Krah fotove ai shkruan: Gëzuar ditëlindjen gruaja më G(Gangsta) që njoh, duke e shoqëruar me këngën “King Lori”.

Në një nga fotot e publikuara, ata shihen bashkë në makinë. Në një tjetër shihen duke ecur të përqafuar me çanta në duar dhe në një foto tjetër shihet Loredana me bluzën e Edonit dhe dy duar rreth belit të saj, por nuk dihet se kë po përqafon ajo.

Nuk dihet nëse, ka diçka të vërtetë këtu, apo ata gëzojnë raporte shoqërore tejet të ngushta.