Shpërthimi i ndodhur mesditën e sotme në Turqi la pas 6 viktima dhe 53 persona të plagosur.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bazuar në informacionet e para se një grua luajti rol në shpërthimin e sotëm që ndodhi në Stamboll.
Njerëzit tanë mund të jenë të sigurt se fajtorët pas sulmit do të ndëshkohen ashtu siç e meritojnë,” tha ai, duke shtuar se informacionet fillestare sugjeronin “një grua luajti një rol” në të
Erdogan po ashtu deklaroi se ngjarja e së dielës “mban erë terrorizëmi”.
Faqja turke ODA TV raportoi se një grua me gjatësi rreth 1.65, e veshur me rroba ushtarake dhe me shami në kokë u pa duke vendosur një pako në rrugën Istiklal.
Ndonëse fotoja është e paqartë ajo ka bërë xhiron e rrjetin duke u shpërndarë në mënyrë të shpejtë.
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan e cilësoi sulmin si “të pabesë”, duke theksuar se policët shkuan në vendin e krimit dhe të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës. Përpjekjet për të dorëzuar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre, përfundoi Erdogan.
