Mediat serbe publikojnë pamjet e personave të maskuar që penguan punën e tyre në veri (Video)

Policia e Kosovës dje ka arrestuar Milun Milenkovic- i njohur me nofkën ‘Llune’, që ishte një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës.

I njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.

 

Arrestimi i Llune’s ka acaruar serbët lokal të cilët u mblodhën në veri të Mitrovicës me të renë alarmi.

Persona të maskuar dje penguan edhe mediat serbe të cilat sot kanë publikuar pamjet e tyre të cilët shihen të maskuar e të revoltuar.

Pamjet janë publikuar nga Kossev.info