Mediat serbe citojnë Daçiqin se Thaçi do të arrestohet dhe do të përgjigjet për vrasjen e 100 njerëzve në Kosovë

Pas shumë shqiptarëve, dikur pjesë të UÇK-së që janë ndaluar nga Specialja kjo mund t’i ndodhë edhe presidentit të Kosovës, pasi grumbullimi i fakteve është në vazhdim, shkruan “Kurir” fjalët e ministrit të jashtëm Daçiq, transmeton “Bota Sot”.

Kështu presidenti i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së “terroriste”, (siç e quan ky medium serb), Hashim Thaçi, shumë shpejtë mund të arrestohet ka thënë Daçiq ditë më parë, ndërsa sipas akuzës do përgjigjet për vrasjen e 100 personave, shkruan “Kurir”.

Dhjetë pika

Prokuroria Speciale në Hagë në fund të prillit kumtoi se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vënë në hetim akuzën kundër Thaçit ish-komandant i UÇK-së dhe Kadri Veselit dhe personave tjerë. Sipas saj bëhet fjalë për akuzën në dhjetë pika ku ngarkohet për krime ndaj njerëzimit dhe krime lufte, vrasje, ndjekje edhe mundime.

Thaçi në qershor ka dhënë deklaratë në Gjykatë, ai nuk ishte i paraburgosur, por tash situata mund ndryshoj dhe mund të arrestohet shkruan gazeta.

“Sipas njohurive që kemi nga qarqe diplomatike mund të them se 99 për qind ai do të arrestohet edhe dërgohet në Hagë. Datë precize nuk kemi , por sa dimë kjo mund të ndodhë shpejtë, prandaj po grumbullohen fakte për krimet e kryera”, ka thënë Daçiq për “Kurir”.

“Ne duhet të mësojmë nga hebrenjtë, se jemi viktima, të mbajmë mend historinë dhe të jetë dhembja jonë ashtu që të bartet tek gjeneratat e reja. Duhet të falim po disa nuk falen dhe nuk duhet të kërkojmë falje vazhdimisht pse na kanë vrarë”, pat thënë Daçiq

Amerikanët ishin shokuar

Ndonëse propozimi për akuzë dhe përmbajtja nuk do dihet deri në tetor, kur duhet sillet vendimi për vërtetim ose jo, ata që janë kyçur thonë se një nga çështjet mund të jetë “shtëpia e verdhë”. Ish-prokurori për krime lufte Vladimir Vukçeviq nuk dashur të spekuloj lidhur me përmbajtjen e akuzës, por theksoi se prokuroria serbe ka mbledhur shumë fakte dhe është meritore për formimin e gjykatës edhe prokurorisë së Hagës.

“Gjykata Speciale e Hagës u formua pas raporti të Dik Martit, ku janë konfirmuar të gjitha dëshmitë që mori nga ne. Kur kemi mësuar për tregtinë me organe dhe implikimin e Thaçit, kjo ka shokuar amerikanët që e kanë mbështetur, prandaj pres konfirmim të akuzës”, tha Vukçeviq.

Ndërkohë, gjenerali serb Vladimir Lazareviq për “kurim” tha se dëgjimi i kriminelëve të Kosovës është sinjal se ka drejtësi për ata që pësuan në Kosovë: “Kjo jem bindje se drejtësia do të arrijë dhe ata që ishin në krye të UÇK-së do dalin para dhomave speciale të Gjyqit, por pas tyre qëndrojnë mentor të fuqishëm që duhet pasur parasysh”, tha ai.