Sport Mediat në Itali zbulojnë prapaskenat, Mourinho i ofendoi rëndë lojtarët në zhveshtore...

Mediat në Itali zbulojnë prapaskenat, Mourinho i ofendoi rëndë lojtarët në zhveshtore pas humbjes turpëruese në Norvegji

Roma ka pësuar një humbje turpëruese të enjten në Ligën e Konferencës nga Bodo/Glimt.

Gjiganti italian u mposhtë me rezultat të thellë 6:1, në një ndeshje ku Jose Mourinho kishte inkuadruar nëntë lojtarë rezervistë nga minuta e parë.

Pas ndeshjes Mourinho shpërtheu në deklaratë, duke thënë se disa nga lojtarët janë në limite dhe nuk meritojnë të luajnë shumë.

Por tani ka qenë gazeta italiane Corriere dello Sport që ka nxjerrë prapaskena nga zhveshtoret e Romës, menjëherë pas ndeshjes.

Special One i ka ofenduar lojtarët e tij, ku kryesisht fjalët e tij kanë qenë për mbrojtësit si Bryan Reynolds, Marash Kumbulla, Roger Ibanez dhe Riccardo Calafiori.

Mou iu tha lojtarëve se janë aq të dobët sa që nuk meritojnë disa të luajnë as në Norvegji.

“Disa nga ju nuk e meritoni të luani as këtu në Norvegji, madje as në Serie B”, ishin fjalët e Mourinho.

Gjithnjë sipas Corriere dello Sport, futbollistët e Romës nuk folën në asnjë moment pas humbjes pasi ishin të shokuar me atë që ndodhi, por nuk kishin guxim të flisnin duke parë nervozizmin e madh të Mourinhos.