Raporti zbulon gjithashtu se shumë nga tunelet mes Gazës dhe Egjiptit mbeten funksionale, pavarësisht përpjekjeve për t’i çmontuar.
Kufiri midis Egjiptit dhe Gazës vazhdon të jetë objekt mosmarrëveshjeje, pasi Izraeli refuzon të tërhiqet nga korridori i Filadelfisë, një zonë kyçe për këto tunele.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, komentoi situatën në një konferencë të muajit shkurt, duke thënë se “,e sytë e mi kam parë disa tunele që kalonin në Egjipt; disa ishin mbyllur, ndërsa disa të tjerë ishin të hapur”.
Këto informacione të reja kanë ngritur pyetje në lidhje me efektivitetin e operacioneve ushtarake izraelite në Gazë dhe sfidat që paraqet çmontimi i infrastrukturës nëntokësore të Hamasit. Meqenëse një pjesë e madhe e tuneleve është ende në përdorim, kërcënimi për sigurinë mbetet.
Gjithashtu, këto të dhëna tregojnë se shkatërrimi i infrastrukturës në Gazë nga Izraeli nuk ka ndonjë qëllim ushtarak përveçse të bëjë jetën e civilëve në këtë zonë të pamundur.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë nis luftën në 7 tetor të vitit 2023 duke shkaktuar mijëra viktima.