Mediat greke: Siljanovska përsëri provokon

Mediat greke shkruajnë për deklaratën e presidentes së vendit Gordana Siljanovska – Davkova për Marrëveshjen e Prespës.

Deklarata e Siljanovska – Davkova se ajo personalisht “nuk mendon se e shkel Kushtetutën dhe nuk mendon se mospërdorimi i emrit kushtetues mund të shkaktojë probleme”, është sot në fokus të mediave greke, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

Agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA” në tekstin me titull “Siljanovska: Mospërdorimi i emrit Maqedonia e Veriut nuk përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi presidentja gjatë konferencës së djeshme për shtyp me kolegët e saj nga Mali i Zi, Jakov Milatoviq dhe Bajram Begaj nga Shqipëria, në të cilën ajo kujtoi se dokumentet e saj, ato që nënshkruan, ato që zotëron etj. të gjitha janë me emrin kushtetues, por edhe që si qenie njerëzore kam të drejtë, “që nga Sokrati e deri më sot, në kuadër të lirisë dhe të mendimit, shprehjes së lirë të mendimit, të shprehem ashtu siç bëj dhe nuk mendoj se është shkelje e Kushtetutës dhe as e ligjit ndërkombëtar”.

ANA-MPA përcjell deklaratën edhe për pjesëmarrjen e kreut të diplomacisë greke, Giorgos Gerapetritis, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Teksti i agjencisë greke të lajmeve është marrë nga pothuajse të gjitha edicionet online të mediave, të cilat e transmetojnë me tituj të ndryshëm, ndër të cilët “Maqedonia e Veriut: Siljanovska provokon sërish – Termi Maqedoni nuk është shkelje”; “Maqedonia e Veriut: Siljanovska insiston – Mospërdorimi i emrit kushtetues nuk do të shkaktojë probleme”; “Siljanovska sërish provokon: Mospërdorimi im i emrit kushtetues të Maqedonia e Veriut nuk është shkelje e Kushtetutës”.

Gazeta “Ta Nea” i referohet pjesëmarrjes së kreut të diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis në Samit dhe në tekstin me titull “Shtypja e parë e duarve në Shkup pa provokime”.

Greqia po monitoron nga afër nëse politikanët e vendit nëse ato do ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshja është nënshkruar më 17 qershor 2018 në Nivici.