Mediat serbe kanë vlerësuar vendimin e mazhorancës së Edi Ramës në parlamentin shqiptar për të refuzuar një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Gazeta serbe Telegraf shkruan se nuk kaloi rezoluta për të ashtuquajturin gjenocid në Kosovë. ‘Gjatë seancës plenare, parlamenti i Shqipërisë nuk e miratoi kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike për miratimin e një rezolute që dënon gjenocidin e supozuar serb në të ashtuquajturën Kosovë. Detajet e votimit nuk u publikuan, por kërkesa u refuzua. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se Shqipëria duhej ta kishte miratuar menjëherë rezolutën e Kosovës për njohjen e gjenocidit serb,’ shkruan gazeta. Edhe agjencia e madhe serbe, Beta i ka bërë jehonë këtij lajmi. ‘Parlamenti i Shqipërisë ka hedhur poshtë një kërkesë të Partisë Demokratike (PD) për të miratuar një rezolutë që dënon, siç thuhet, ‘gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë’. Vota për këtë propozim nuk u njoftua në detaje, por propozimi u rrëzua”, shkruan agjencia. Beta raporton se rezoluta u rrëzua teksa ‘Tirana po përgatitet për një protestë masive mbarëshqiptare të planifikuar për sot në solidaritet me ish-udhëheqësit e ‘Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’ (UÇK) që janë në gjyq në Hagë’. “Syri Tv”
Kosovë-Shqipëri Mediat e Beogradit festojnë: Parlamenti shqiptar refuzon rezolutën për gjenocidin serb në...