Mediat bullgare publikojnë pamje nga zjarrvënia përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

Portali bullgar “Bgnes” publikoi një video të djegies së automjeteve të parkuara para Ambasadës Bullgare në Shkup këtë pasdite.

Në video shihet një burrë që mban një qese plastike nga e cila nxjerr një shishe plastike, derdh lëng mbi makina, pas së cilës shihen flakë të mëdha dhe ai largohet. Videoja ngrin disa herë pikërisht kur sulmuesi i supozuar e ka vënë flakën lëngut dhe ato momente nuk janë regjistruar.