“Mediapull” i Sofjes: Merkeli deri në fund do të tentojë ta bindë Bullgarinë “që ta lëshojë Maqedoninë e Veriut në BE”

epa09420334 German Chancellor Angela Merkel visits the 'Mathematikum', a mathematical hands-on museum in Giessen, Germany, 19 August 2021. At left Albrecht Beutelspacher, director of the Mathematikum. EPA-EFE/Patrick Scheiber / POOL

Bullgaria konfirmoi se nuk e ka ndryshuar pozicionin e saj dhe se nuk do ta miratojë kornizën negociuese për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, tha edicioni i Sofjes “Mediapull” në vigjilje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo të Kranjës.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Sofja, megjithatë, sipas edicionit, diplomacia shatëll do të vazhdojë edhe gjatë forumit në Slloveni. Kështu, nesër në orën 7:30, presidenti bullgar Rumen Radev, i cili do ta përfaqësojë Bullgarinë në Samit, do të ketë takim me eurokomisarin për politikë fqinjësore dhe zgjerim Oliver Varheji dhe me kryeministrin slloven, Janez Jansha. Pas kësaj, në orën 9:00, Radevi do të ketë takim të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel, me presidentin francez Emanuel Makron dhe kryeministri Zoran Zaev.

Në vigjilje të Samitit, nënkryetarja bullgare Iliana Jotova për BNR deklaroi se nuk ka shkak që të ndryshojë pozicioni i Sofjes për Maqedoninë e Veriut edhe krahas “presionit serioz në të cilin Bullgaria do të jetë e nënshtruar nga partnerët e saj evropianë”. Ajo është kategorike për të më e rëndësishme është “të respektohen të drejtat e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndjenja nacionale bullgare”.