Media zvicerane trondit Zvezdën dhe Serbinë, ia përmend Kosovën, Arkanin, Rusinë, sanksionet

Mediat zvicerane godet fuqishëm Cërvena Zvezdën e Beogradit dhe Serbinë para ndeshjes me Young Boys-in në Beograd në ndeshjen e xhiros së dytë të Champions League në futboll.

Media zvicerane përmend lidhjet me Rusinë, Kosovën, Zhelko Razhnatoviq – Arkanin, luftën në ish-Jugosllavi, huliganët e Zvezdës dhe lidhjet e tyre me mafinë e drogës.

“Gjatë sanksioneve, Zvezda nuk mundi të garonte në Evropë. Zhelko Razhnatoviq rekrutonte luftëtarë nga tribuna, dhe më pas klubi u drejtua nga agjentë të dyshimtë, zyrtarë të korruptuar, huliganë dhe përfitues të luftës për një kohë të gjatë”, shkruan media zvicerane “nzz.ch”.

“Gjigandi i rënë ishte në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë për shkak të çrregullimit, transferimeve të dyshimta, borxheve…

Për shkak të mosmarrëveshjes për borxhet e papaguara ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve dhe shkeljeve të Fair – Play-t financiar, u ndalua të konkurronte në Evropa në 2014.

Vetëm kur Gazprom rus u bë sponsori kryesor në vitin 2010, kur kryeministër ishte presidenti aktual i vendit, Aleksandar Vuçiç, klubi u konsolidua, falë faljes së borxheve dhe injeksioneve financiare. Thashethemet thonë se Vuçiç, një tifoz i flaktë i Zvezdës, ishte ai që solli Zvezdan Terziqin në postin e presidentit të klubit në vitin 2014.

Terziq u fsheh pasi u akuzua për transferime të paligjshme nga ish-klubi OFK Beograd dhe u dorëzua vullnetarisht në organet e drejtësisë në vitin 2010. Ai kaloi shtatë muaj në paraburgim dhe u lirua në vitin 2011 me një garanci prej një milion eurosh dhe paratë iu kthyen së fundi. Pas skadimit të akuzave të shumta ndaj tij, ai u lirua nga akuza e fundit në korrik pas një beteje 19-vjeçare”.

“Terziç e drejtoi klubin financiarisht dhe sportivisht në ujëra më të qeta. Por klubi është nën hije për shkak të lidhjeve të ngushta të huliganit me mafinë vendase të drogës.”

“Mbajtja e sponsorit rus pavarësisht luftës në Ukrainë provokon një reagim ndërkombëtar. Por, mbi të gjitha, tonet luftarake dhe folklori nacionalist në dhe rreth stadiumit ‘Rajko Mitiq’ janë të pafalshme”.

“Në rrethana të veçanta, Young Boys nuk mund të bënte më mirë se 1:1 ndaj Cërvena Zvezdës në vitin 2019. Para ndeshjes, tifozët e Zvezdës sollën një tank në tribunën veriore”, shkruan mes të tjera.

“Tifozët e Zvezdës bënë një koreografi me tank gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Fiorentinës këtë verë, duke përfshirë një pankartë me mbishkrimin: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Një fyerje dhe një njoftim për atë që po ndodh aktualisht në kufiri e këtyre dy vendeve”, shkruan portali. “toponline.ch”.

Zviceranët shkruajnë se Arkani ishte shefi i sigurimit në “Marakana”, një huligan, i cili rekrutonte mes tifozëve ushtarë që luftuan në Kroaci gjatë luftës.

“Ndihesh sikur që je kthyer në vitin 1990.

Më pas, më 13 prill, në Maksimir të Zagrebit, u takuan skuadrat më të mira të Jugosllavisë, Dinamo dhe Cërvena Zvezda.

Kjo lojë nuk kishte të bënte me futbollin.

Ka pas trazirë mes tifozëve rivalë.

Nuk ishte përleshje Zvezda dhe Dinamo, por Serbia dhe Kroacia.

Mbi 100 persona u plagosën.

Kur një tifoz i Dinamos ka qenë në tokë, u sulmua nga një polic, kapiteni i Dinamos Zvonimir Boban e rrëzoi policin me stilin kung fu . shqelm.

Një moment simbolik për gjithçka që pasoi.

Ndonëse ky moment nuk ishte i vetmi shkas për luftën e përgjakshme civile në Ballkan, megjithatë ishte fillimi i fundit të Jugosllavisë.

Një vit më vonë nuk fluturonin vetëm grushtat. Huliganët e Zvezdës po regjistroheshin në ushtri dhe po shkonin në front. Zhelko Razhnatoviq, i njohur si ‘Arkan’, ishte në shërbimin sekret jugosllav, më vonë filloi karrierën si kriminel dhe ishte shef i sigurimit në Cërvena Zvezda. në vitin 1990. Në fakt, duhet kuptuar, se ai ishte lideri i huliganëve.

Kur shpërtheu lufta civile, ai krijoi një forcë paraushtarake.

Luftëtarët e tij, të cilët Arkani i kishte rekrutuar kryesisht nga huliganët e Zvezdës e quanin veten ‘Tigra’.

Njësitë e parregullta serbe të Arkanit ishin në frontin në Vukovar dhe u përfshinë në mizoritë që pasuan në atë qytet kroato-serb, në të cilin u masakruan më shumë se 250 civilë dhe robër lufte dhe në të cilin, siç thuhet, edhe tanku i përmendur mori pjesë”,