Media serbe shkruan për Pacollin: Serbia i bëri këtë favor Kosovës…

Mediat serbe kanë shkruar për festën e liderëve të politikës në Kosovë, me rastin e përvjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Ato janë marrë me deklaratat e Behxhet Pacollit, duke thënë se ky i fundit tha që Serbia i ka bërë favor Kosovës, duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Shkrimi i plotë në mediat serbe:

Dje, 11 vjet më parë, u dha verdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, i cili u miratua pas ankesës së Serbisë, domethënë shefit të atëhershëm të diplomacisë Vuk Jeremic.

Presidenti i AKR-së, Behxhet Pacolli tha se “Serbia në fakt i ka bërë një favor Kosovës duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Duhet të kujtojmë se në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel ligjin ndërkombëtar.

Siç theksoi Pacolli, “deklarata e pavarësisë ishte hartuar mirë dhe bazuar në të drejtat legjitime të qytetarëve të Kosovës”.

“Kjo deklaratë ishte madje në përputhje me shumicën e vendeve më demokratike në botë. Serbia e kundërshtoi deklaratën, duke besuar se ata po bënin më të mirën, por verdikti mbështeste deklaratën dhe vlerësoi se akti i pavarësisë së Republikës së Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar – tha Pacolli, duke shtuar: Për ne në Kosovë, ishte një fitore e madhe”.

Duke folur për 11 vjetorin e vendimit, Presidenti i Kosovës Vjosa Osmani gjithashtu tha se ishte koha që vendet që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani ta bëjnë këtë.