Media serbe “Kurir”, ka publikuar fotografi të një veture të policisë së Serbisë duke pretenduar se është ajo të cilën Faton Hajrizi ka shtënë.
Tutje në raportim, pretendohet se Hajrizi ishte i pari që hapi zjarr ndaj dy policëve, që sipas mediumit serb ishin brenda veturës.
“Forcat tona të sigurisë u hakmorrën dhe e likuiduan”, thuhet gjithashtu në raportim, përcjell Klankosova.tv.