Media britanike ‘The Mirror’ i bën jehonë protestës së opozitës: Demonstrata masive në Tiranë kundër korrupsionit të qeverisë Rama

Media britanike ‘The Mirror‘ i ka bërë jehonë prostestës kombëtare të opozitës shqiptare në Tiranë, teksa raporton se mijëra protestues janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në një demonstratë të organizuar nga opozita si reagim ndaj akuzave serioze për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Protesta u zhvillua përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe pasqyron përshkallëzimin e krizës politike në vend, ndërsa qytetarët kërkojnë llogaridhënie dhe drejtësi për aferat e dyshuara që kanë prekur kontrata të mëdha shtetërore.

Lajmi i The Mirror:

Raportohet se protestuesit janë përpjekur të hedhin bomba molotov ndaj një ndërtese qeveritare. Një turmë njerëzish që po protestonin në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarrë drejt zyrës të kryeministrit Edi Rama, raportojnë mediat lokale.

Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike në opozitë, u mbajt si reagim ndaj akuzave për korrupsion kundër zv/kryeministres dhe mblodhi mijëra njerëz, sipas Albanian Daily News.

Kriza politike në Shqipëri është thelluar që nga fundi i tetorit, kur prokurorët kundër korrupsionit akuzuan zv/kryeministren Belinda Balluku për ndërhyrje në kontrata të mëdha shtetërore. Ajo dyshohet se ka ndikuar në tenderë publikë për të favorizuar kompani të caktuara në projekte infrastrukturore, si Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë.

Image

© SYRI.net