Meda zgjedh fjalët më të mira për ta uruar vajzën me rastin e ditëlindjes

Në familjen e këngëtarit Meda sot ka festë.

Kjo për faktin se vajza e tij feston ditëlindjen e saj të 6-të dhe këngëtari ka zgjedhur ta uroj edhe publikisht.

“Sot, gezimi yne i shpise, vajza jone Rejhana feston ditelindjen e 6-te.
Rejhana, bija ime, hasreti i shtepise, babi te uron gjitha te mirat e kesaj bote, festofsh edhe 💯 vite te tjera, e u gezofsh gjithe jeten ashtu sic na ke gezu e na gezon mua e Lulen cdo dite te lumtur te kesaj jete.
Nuk eshte rastesi thenia kush ka vajza boten ka, vertete eshte ashtu pa perjashtuar edhe dashnine e djemve,por vajzat jane me te vecanta per prinderit. Kukulla ime, princesha e babit, kaqurrelja ime, knaquni sonte, babi ju don shume, shume krejtve.💯🥂🎂💫💫💫💫💫😍😘😘😘😘❤❤, ka shkruar ai.