Me veshjen provokuese, Xhensila Myrtezaj bën daljen e parë pas lajmit të divorcit

Janë ndarë apo jo Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku? Kjo është një dilemë për fansat e çiftit edhe pse të gjitha rrethanat thonë se martesa e tyre ka marrë fundit, ende nuk ka një regim zyrtar.

Ndërkohë Xhensila Myrtezaji ka mbajtur koncertin e parë pas lajmeve të ndarjes, ku është shfaqur me një veshje mjaft provokuese.

Ndryshe nga çfarë prisnin fansat, ajo është shfaqur në super formë dhe ka mbajtur një koncert të flaktë.

Kujtojmë se pak ditë më parë Xhensila bëri një reagim ndaj akuzave të reperit shqiptar se ajo ka tradhtuar Bes Kallakun. Këngëtarja u tregua e ashpër në reagimin e saj ku gjithashtu pranoi se është në një moment delikat.