Me veshjen provokuese për ditëlindje, Fjolla bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 34 vjet jetë.

Artistja, në orët e para të kësaj dite, u befasua me një tortë dhe qirinj, të vendosur para derës së banesës së saj.

Po ashtu, Fjolla nuk hezitoi të publikojë fotografi tejet joshëse me rastin e ditëlindjes, e një prej tyre ishte ajo ku shfaqet me ‘bodysuit’.

Në këtë veshje provokuese, këngëtarja vuri në pah tatuazhin gjigant që e ka në kofshë, ndërsa mori komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Për ndryshe, Fjolla ashtu sikurse artistët e tjerë gjatë kësaj kohe po qëndron e izoluar në shtëpi.