Me top dhe indeks, Vuçiq i rikthehet studimeve

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq njoftoi se do të jetë sërish student, këtë herë ai do të mësojë për trajner të basketbollit.

“Për herë të dytë në jetë u bëra student- Tani në shkollën e lartë për sport. Kam dëshirë të bëhem trajner i basketbollit për fëmijë. Nuk do të besonit sa i lumtur që jam sepse pas sa viteve kam filluar të realizoj ëndrrat e fëmijërisë”, ka shkruar Vuçiq në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet indeksi dhe një top i basketbollit.

Ndryshe, Vuçiq ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd në vitin 1994.