“Më të fortë bashkë”, nis operacioni i NATO-s Roja Lindore – publikohen pamje

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Polake ka konfirmuar se Operacioni i NATO-s “Roja Lindore” ka filluar, që synon forcimin e krahut lindor të aleancës pas ndërhyrjes së fundit të dronëve rusë në territorin polak.

Si konfirmim të fillimit të operacionit, Shtabi i Përgjithshëm Polak publikoi gjithashtu një video të një avioni transportues francez A400 që ulet në aeroportin Minsk Mazowiecki.

U tha se avioni kishte transportuar armë për avionët luftarakë Rafale, të cilët me sa duket janë tashmë në Poloni.