Më shumë të shëruar se sa të infektuar nga virusi

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar, se në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 18 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 2411 testime të realizuara.

Në po të njëjtën periudhë, është regjistruar 1 viktimë, ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 31 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.487 persona. Prej tyre, jetën e kanë humbur 5.468 pacientë, ndërkaq janë shëruar 149.582 pacientë të tjerë. Raste aktive në vend janë 437./TV21