Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Krushevë 47 l/m2, në Kodër të Diellit 42, në Shkup – Petrovec 28, në Kumanovë 27, Pozharan dhe Manastir 25, Hanet e Mavrovës 23, Shkup – Zajçev Rid, Tetovë dhe Gjurishtë 22, Ohër 19, Pretor, Topollçan dhe Prilep 17, Llazaropole 16, Shtip 14, Kriva Pallankë dhjetë, Berovë tetë, Gjevgjeli shtatë, Demir Kapi dhe Vinicë gjashtë dhe Dojran katër l/m2.
Më ftohtë mëngjesin e sotëm ka qenë në Kodër të Diellit ku janë matur katër gradë, si dhe në Llazaropole, Hanet e Mavrovës dhe Krushevë shtatë dhe në Berovë dhe Pretor nëntë gradë. Temperatura më e lartë ishte në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Strumicë dhe Gjevgjeli – 13 gradë.
Moti sot do të jetë me vranësira, i freskët dhe me reshje shiu. Në disa vende reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm, ndërsa në orët e mbrëmjes do të ndalen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup me vranësira, freskët dhe me reshje shiu, kohë pas kohe reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.




