
Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur trupat ruse pushtuan vendin.
Kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shifra prej pesë milionësh i referohet atyre që janë larguar nga Ukraina, por vlerësohet se ka rreth shtatë milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit.





