Më shumë se dy mijë civilë të vrarë gjatë pushtimit rus

Autoritetet ukrainase kanë thënë se më shumë se 2000 civilë janë vrarë deri më tani në pushtimin e Rusisë, i cili filloi gati një javë më parë.

Ambasada e Ukrainës në Turqi dha shifrën, duke cituar Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.