Më shumë se 500 grupe robotësh në Konferencën Botërore të vitit 2022

Konferenca Botërore e Robotëve 2022 (WRC 2022) do të mbahet nga 18 deri më 21 gusht në Pekin, sipas Shoqatës së Pekinit për Shkencën dhe Teknologjinë.

Gjatë konferencës do të shfaqen më shumë se 500 grupe robotësh dhe mbi 30 prej tyre do të bëjnë debutimin e tyre botëror në Pekin, bën të ditur “Xinhua”.

Konferenca ka më shumë se 300 të ftuar nga 15 vende dhe rajone, të cilët do të ndajnë arritjet akademike të fundit dhe tendencat e zhvillimit në fushën e robotikës.
Në ekspozitë do të shfaqen robotët në skenarë aplikimi, si shërbimet mjekësore, logjistika, bujqësia, arkitektura, prodhimi dhe miniera.