Më shumë se 12,000 persona janë evakuuar nga zonat e vijës së frontit në Zaporizhzhia

Forcat ruse kanë evakuuar më shumë se 12,000 njerëz nga zonat e vijës së frontit në rajonin e Zaporizhzhia, tha të enjten një anëtar i këshillit kryesor të administratës ushtarako-civile të instaluar nga Rusia, Vladimir Rogov, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

“Mbi 12,000 banorë të rretheve të vijës së parë u larguan për në zonat e sigurta të rajonit të Zaporizhzhias”, tha Rogov në llogarinë e tij zyrtare në Telegram të enjten. “Më shumë se 4,000 prej tyre u larguan me autobusë dhe më shumë se 8,000 me automjetet e tyre”

Rogov u bëri thirrje atyre që janë ende në këto zona që të përfitojnë nga mundësia për t’u evakuuar sipas asaj që ai e quajti “programi i zhvendosjes së përkohshme”, ku banorëve u jepen 10,000 rubla (130 dollarë), strehim dhe ushqim.