“Më shumë nuk ka vend” – Xhensila Myrtezaj dërgon mesazh për Bes Kallakun në fotografinë me dy fëmijët e saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, më 9 prill ka mbushur plot 31 vjetë jetë.

Ajo ka organizuar një festë me miqtë dhe familjen, teksa ndau disa pamje të ahengut në rrjete sociale.

Derisa publikoi disa imazhe në rrjete sociale, artistja shfaqet përkrah dy fëmijëve të saj: Ajka dhe Amen.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Zemër e helmuar” në ndërkohë përçoi një mesazh edhe për ish-partnerin e saj, aktorin Bes Kallaku.

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta. Më shumë nuk ka vend”, ka shkruar ajo.

E njëjta theksoi: “Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar”.

Duket se edhe Xhensila në këtë formë konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj.

Ata vlen të ceket se kanë qenë bashkë për shumë vjet.