Koalicioni VLEN levdrohet se Qeveria ka miratuar ndryshime në Ligjin për Shtatzëni të Asistuar Biomjekësore dhe Ligjin për Sigurim Shëndetësor, duke rritur nga tre në gjashtë numrin e përpjekjeve për fekondim in vitro dhe duke përfshirë edhe procedurat me donatorë të jashtëm. Deputetja Valbona Adili thotw se Ligji i ri nuk vendos kufizime në moshë apo në numrin e fëmijëve, duke ofruar një mbështetje më të madhe për çiftet që përballen me infertilitet dhe duke e bërë këtë një nga ligjet më gjithëpërfshirëse në rajon.
“Ky ndryshim lejon që qytetarët e siguruar të përfitojnë nga procedurat e fekondimit in vitro, përfshirë: Fekondimin autolog, ku përdoren qelizat riprodhuese të çiftit, ruajtja e lidhjes gjenetike me prindërit biologjikë. Fekondimin alogjenik, ku përdoren qeliza nga donatorë të jashtëm, për rastet kur çiftet nuk kanë mundësi të prodhojnë qeliza të shëndetshme”, tha Valbona Adili Emini nga VLEN.