Me shpresën se do bëhet mirë, Labi e nis ditën me disa fjalë motivuese

Labi e nisi ditën me një mesazh motivues.

Këngëtari Labinot Tahiri mëngjesin e sotëm shkroi disa fjalë motivuese për qytetarët, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se nuk duhet të preokupohemi se çfarë mendimesh kanë injorantët për ne, ngase në të kundërtën nuk do arrijmë qëllimet që kemi në jetë.

“Mirëmëngjesi! Nëse në jetë jetoni apo jetojmë se çfarë mendimesh kanë injorantët për ty ose për ne, atëhere kurrë nuk mundësh të arrish tek qellimet e mira, të jetës tënde! Do të bëhet mirë!”, ka shkruar Labi.

Ndryshe, këngëtari gjatë këtij viti ka qenë shumë i angazhuar me aktivitete humanitare, ndërsa nuk munguan as këngët e reja.

Së fundi, Labi ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës edhe në këto zgjedhje.