Minsitria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas turk, përcjell TV21. Turku po qëndronte në një kazino në një qendër tregtare në Shkup, ku policia fillimisht i gjeti një thikë, ndërsa gjatë kontrollit të vetusë së tij, policia ka gjetur pushkë automatike “shkorpion” me 11 plumba.
“Me datë 13.09.2022 në ora 17:00 para kazinosë në Qendrën Tregtare të Qytetit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale pranë SPB-Shkup, e kanë privuar nga liria O.H.H.(29) nga Republika e Turqisë për shkak se te i njëjti është gjetur thikë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivar iu gjet një pistoletë automatike “scorpion” me karikator të vetme me 11 plumba”, thzhet në njoftimin e MPB-së.
MPB njofton se i njëjti kishte kaluar lejen e qëndrimit në RMV. Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe n Gjykata Themelore Penale Shkup.