Me sfidën e re, Stresi u ofron mundësinë e artë artistëve të rinj

Javën që shkoi reperët kishin krijuar në sfidë në mes vete se kush po bën më së miri ‘freestyle’, tani Stresi ka ndryshuar pak sfidën.

Reperi publikoi një video para pak minutash në Instagram ku fton gjithë reperët të vazhdojnë të bëjnë ‘freestyle’ dhe vargjet më të mira do të shpërblehen.

Tropojani së bashku me Dj Flor.Bana do zgjedhin fituesin dhe do ia financojnë një projekt tyre duke përfshirë këtu edhe ‘beat’-ën vijën melodike.