Anëtarët e LDK-së djegin dhe shqyejn librezat partiake

Revolta nga devijimi i politikës së LDK-së, ka arritur kulmin dhe anëtarësia kanë filluar të grisin librezat partiake, njofton Kosova Post.

Madje Arsim Rexhepi nga Mitrovica, jo vetëm që ka grisur librezën, por këtë e ka bë edhe publike, duke e publikuar librezën duke e djegur edhe në facebook.

Ai përgjatë djegies së mirënjohjes thekson se kjo parti është partia e tradhëtis dhe mashtrimit kurse Vetëvendosje tradhtohet por nuk tradhton, mashtrohet por nuk mashtron, më mirë i tradhtuar se sa të tradhtosh kështu fillon djegien i revoltuar duke thënë që kurrë hallall nuk do t’ia bëjë mundin që kam bërë sepse me juve nuk shkohet përpara shton ai.