Me setin e ri fotografik, Kim Kardashian ia kujton Kanye West se çfarë ka humbur

Kim duket e parezistueshme në fotot e fundit.

Kim Kardashian mbetet një ndër emrat më të komentuar të shoubizit në mbarë botën, shkruan lajmi.net.

Ylli televiziv, së fundi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale, të realizuar për linjën e re të grimit të markës së saj “KKW Beauty”.

Bukuroshja mori poza joshëse e veshur me kostume të ndryshme, të cilat ia theksonin tiparet trupore asaj.

Kim shprehet e ngazëllyer për koleksionin e ri, ndërsa pret me padurim që klientët e saj t’i provojnë produktet.

Kujtojmë se derisa Kim ende është e deklaruar si beqare pas ndarjes nga Kanye West, ky i fundit ka zyrtarizuar lidhjen me Irina Shayk.