Më së shumti janë regjistruar nga Zvicra

Nga Enti Shtetëror për Statisitike thonë se më së shumti janë regjistruar nga Zvicra.
“Më së shumti janë regjistruar nga Zvicra, pastaj Gjermania dhe Italia. Në shtetet tjera numri i regjistruesve është më i vogël”, tha Gjorgieva.
Kujtojmë që regjistrimi i diasporës filloi më 1 mars. Në këtë proces e para regjistrohet diaspora, të punësuarit në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, pjesëtarët e armatës jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Vlen të përmendet që regjistrimi i mërgatës do të zgjasë deri më 21 prill të vitit 2021./TV21