Me rastin e ceremonisë qendrore për shënimin e Ditës së Armatës dhe 30-vjetorit të themelimit, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot me fillim nga ora 10:00 do të realizohet gjuajtje nderi nga batalioni i artilerisë së Armatës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së. – Advertisements – Me rastin e Ditës së Ushtrisë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti suprem i ushtrisë, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant-koloneli Vasko Gjurchinovski me fjalimet e tyre do tu drejtohen të pranishmëve.

Dje në ora 17:30 në zonën e Gazi Babës, zyrtarë policorë të stacionit policor Gazi Babë, kanë arrestuar Z.S.(50) nga fshati Trubarevë, Shkup.

Ai me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me paraburgim, në lidhje me hetimin për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “grabitje”, e dënueshme nga neni 237 paragrafi 4 i Kodit Penal.

Personi do të dërgohet burg për vuajtjen e masës së paraburgimit.