Me paratë që i harxhoi BDI-ja në fushatë, Halil Kastrati do të ndërtonte 100 shtëpi për skamnorët?

Sa para harxhoi BDI në këtë fushatë parazgjedhore?
“Me paratë që BDI i harxhoi në këtë fushatë, Halil Kastrati ose Elvis Naçi do të kishin ndërtuar 100 shtëpi për skamnorët”, përgjigjet burim i mirinformuar në këtë parti.
“Llogariteni, një shtëpi 30 mijë euro dhe do të fitoni shifrën 3 milionë euro. Mos u habitni. 200 mijë vetëm për kandidatin edhe pse nuk ia kanë dhënë ende të gjitha. Po blibordet, po reklamat, po mediumet e pavarura, analistët e pavarur, gjithçka është me pare”, thotë i njëjti burim, duke përmendur shifrën marramendëse.

Zyrtarisht në BDI ende nuk kanë dalur me shifër të saktë lidhur me mjetet që kanë harxhuar për fushatë.

“Unë habitem pse harxhojnë kot aq shumë para për fotografi, për bilborda, për reklama. Po t’i kishin ndërtuar 100 shtëpi do të fitonin më shumë vota se me reklamat. Me këto para do të mund t’i mbulonin të gjitha gropat në rrugët e Çairit dhe Tetovës dhe fitoren do ta kishin të sigurt. Më dhimben bashkëpartiakët e mi kur i shoh se më të rëndësishme e kanë si t’i manipulojnë shqiptarët për tua marë votën, se për të bë ndonjë të mirë konkrete për ta”, thotë i njëjti burim, duke u shprehur i dëshpëruar nga politika aktuale e partisë së tij.